Shpërthimi në aeroportin Ataurk, Edi Rama dhe delegacioni qeveritar mbërrijnë shëndoshë e...

Shpërthimi në aeroportin Ataurk, Edi Rama dhe delegacioni qeveritar mbërrijnë shëndoshë e mirë në Stamboll

48
0
Shares

Foto Ilustruese

Një delegacion qeveritar shqiptar ka mbërritur në aeroportin e “Ataturk” të Stambollit pak çaste pas sulmeve dhe shpërthimeve  terroriste. Ky delegacion kryesohej nga kryeministri Edi Rama dhe në përbërje është edhe ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe zyrtarë të tjerë.
Nga burimet zyrtare të ministrisë së Jashtme, mësohet se delegacioni ka mbërritur shëndosh e mirë. Ministri i Financave ka konfirmuar mbërritjen pa probleme ndërsa ka saktësuar se kanë mbërritur dhe akomoduar edhe në hotel.
es_copy_1Pas lajmit për delegacionin shqiptar i cili ka mbërritur në aeroporti disa minuta pas shëprthimeve, ka reaguar në rrjetet sociale edhe vetë kryeministri Edi Rama.
“Më vjen shume keq për shqetësimin e krijuar dhe shume faleminderit për mesazhet e panumërta. Gjithçka ok nesër vizita zyrtare në Ankara”, shkruan ai.
Burime të ministrisë së Jashtme bëjnë të ditur gjithashtu se nga shpërthimet nuk ka ndonjë informacion për shqiptarë të lënduar apo mes viktimave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY