Presidenti i lutet Messit: Mos u largo!

Presidenti i lutet Messit: Mos u largo!

61
0
Shares

Sesa është tronditur Argjentina nga deklarata e Lionel Messi-t në përfundim të Kupës së Amerikës, ku deklaroi tërheqjen nga kombëtarja këtë e tregon edhe angazhimi i vetë Presidentit të vendit.

Mauricio Macri kontaktoi personalisht sulmuesin, në një përpjekje të dëshpëruar për t’i ndryshuar mendje për të mos u tërhequr nga Argjentina.
“Presidenti e mori në telefon atë dhe i tha sesa krenar ndjehej për paraqitjen e skuadrës kombëtare, duke i kërkuar që të mos u kushtojë rëndësi kritikave”, deklaroi një zëdhënës i Presidentit.

Macri postoi edhe në rrjetet sociale mbështetjen për Messi-n.
“Nuk jam ndjerë kurrë më krenar për skuadrën tonë. Shpresoj që të vazhdoj të shoh futbollistin më të mirë në botë dhe për shumë vite të tjera me këtë fanelë”, shkruan ai në Tëitter, duke e shoqëruar me hashtagun “Lio mos u largo!”.

Më herët edhe Maradona i ka kërkuar Messi-t që të mos heqë dorë nga kombëtarja.
Sulmuesi argjentinas njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar pas finales së humbur me Kilin, finale e vendosur nga penallti, ku Messi e humbi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY