Mark Frroku paska parë alienë dhe i duket vetja si ata

Mark Frroku paska parë alienë dhe i duket vetja si ata

53
0
Shares

Ish-deputeti Mark Frroku ka dalë sot para gjykatës për seancën e radhës.
Në këtë seancë nuk kanë munguar edhe deklarata e tij, aty-këtu edhe me doza politike.
Por ajo që ka çuditur jo pak, ka qenë deklarata e mbushur edhe me “njohuritë” e tij për alienët.
Në seancën  sotme, ish-deputetit ka “akuzuar” prokurorinë, sipas të cilit e sheh dhe e përshkruan atë, si alien.
Çudia e kësaj deklarate, qëndron në faktin se Mark Frroku paska parë alienë dhe e krahason veten me ata… Nuk dihet në pamje apo në të menduar…!
Në seancën  sotme më tej ai ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e vitit 1990 në Belgjikë për të cilën e akuzojnë.
Ai është shprehur gjithashtu se akuzat që i bëjnë janë “tendencioze, brutale dhe politike”, ndërsa ka theksuar se bashkë me familjen e tij ka punuar me ndershmëri.
Ish-deputeti ka hequr dorë nga gjykimi shkurtuar pasi avokati i tij Tonin Prendi kërkoi të hidheshin poshtë një sërë aktesh të dosjes së paraqitur për gjykim nga Prokuroria, si për shembull një akt- ekspertimi kontabël të pasurisë së ish-deputetit.
Mark Frroku është arrestuar prej më shumë se një viti dhe akuzohet për një vrasje në Belgjikë.
Dosja e tij për ngjarjen në Belgjikë doli në publik pas përfshirjes së Frrokut në të ashtuquajturën dosja “Doshi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY