Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot skandalin në kopshtin privat “Diren” ku një fëmijë trevjeçar dhunohej barbarisht nga administratorja Anjeza Shabani.
Kryeministri tha se trajtimi barbar ka ndodhur në një kopsht illegal, e kjo sipas tij nuk është hera e parë që ndodh, por ishte hera e parë që rasti u bë publik.
“Kopshti ilegal, një fëmijë trajtohej barbarisht. Nuk ndodhin sot për herë të pare, për herë të parë dalin në sytë e publikut. Shume nga gjërat që ndodhin sot janë më vizibël”, ka lëshuar deklaratën për këtë skandal kryeministri Edi Rama…, e cila tingëllon më tepër si një ngushëllim për veten, përballë serisë së skandaleve të përditshme…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/