Anija “Çelepia2” gjendet në Egjipt, por egjiptiani me dy pengjet shqiptare nuk...

Anija “Çelepia2” gjendet në Egjipt, por egjiptiani me dy pengjet shqiptare nuk ishin në të

75
0
Shares

Është gjendur në Egjipt peshkarexha shqiptare “Çelepia2”. Autoritetet egjiptianë e kanë gjetur anijen shqiptare të zhdukur prej 18 qershorit në brigjet e Alekandrisë.

Ndërkaq nuk ka asnjë gjurmë të pengjeve të marinarit egjiptian, pasi brenda bordit të anijes janë gjetur tre persona me kombësi egjiptiane. Nuk dihet asgjë për vendodhjen e rrëmbyesit egjipitian Adel Muhamed Salam dhe as të dy marinarëve shqiptarë të marrë peng.

Një ditë më parë, egjiptiani lëshoi kërcënimine fundit ndaj pronarit të anijes. Salam i la orën 20:00 të së hënës si afatin e fundit që pronari i anijes të depozitonte në llogari shumën prej 70 mijë eurosh, në të kundërt do të djegë mjetin lundures.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY