LSI përjashtoi Përparim Spahiun por i qëndron draftit të Venecias, mëdyshje për...

LSI përjashtoi Përparim Spahiun por i qëndron draftit të Venecias, mëdyshje për Presidentin nga populli

68
0
Shares

LSI mund të votojë kundër reformës në drejtësi nëse nuk ka konsensus edhe pse përjashtoi sot nga rradhët e veta një deputet.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se deputeti Përparim Spahiu kur deklaroi kundër monitorimti të vetingut nga të huajt për reformën në Drejtësi ishte në “kundërshtim të plotë me qëndrimet parimore dhe koherente të LSI për reformën në drejtësi. E kemi bashkëndarë me grupin, nuk kemi pasur deputetë që s’kanë qenë dakord”, tha Vasili.

Sipas tij LSI do të vazhdojë të punojë për miratimin e reformës me transparencë sipas standardeve të Venecias, larg emocioneve dhe llogarive afatshkurtra partiake dhe elektorale.

Në vijim Vasili deklaoi se është dakord me dy propozimet e deputetes Hafizi për ndryshimet kushtuese për president nga populli dhe për referendum.

“Në parim ne jemi dakord me zgjedhje të presidentit nga populli, pse jo, por në këtë moment duhet të jemi shumë të qartë se presidentit nga populli cilat kompetenca iu përgjigjen, ato të kushtetutës së ’98-së, 2008-s, apo asaj që propozohet në reformën në drejtësi që i kufizon dhe bën simbolike këto kompetenca. Pa i dhënë përgjigje kësaj, a do kishte vlerë president nga populli me kompetenca simbolike?”, tha Vasili.

Është hera e parë që LSI largon një deputet nga rradhët e saj. Për shumë vite ajo ka shërbyer si streha e shumë deputetëve majtas dhe djathtas për të shtuar rradhët e grupit parlamentar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY