Tre kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, John Kerry, ku i kërkojnë që të nxitet konsensusi për Reformën në Drejtësi në Shqipëri.
Kongresmenët David Jolly, Robert Aderholt, si dhe nënkryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin e SHBA, Dana Rohrabacher, kërkojnë që konsensusi të arrihet sipas Rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, shkruan Panorama.
Kjo letër është mbështetja e parë që vjen nga SHBA për opozitën, e cila ka kërkuar vendet e rezervuara në institucionet e reja të Drejtësisë si kusht të vetëm për të votuar Reformën në Drejtësi.
KONGRESI I SHTETEVE TË BASHKUARA
24 qershor 2016
Të nderuarit John Kerry, Sekretar i Shtetit I dashur Sekretari Kerry
Ju shkruajmë me shqetësimin se vendimet e drejta dhe të pavarura të gjyqësorit në Shqipëri vazhdojnë të kërcënohen, dhe për të kërkuar mbështetjen tuaj për përpjekjet në vazhdim për të arritur konsensus mbi reformat e propozuara.
FAKSIMILE E LETRES
Reforma në Drejtësi nevojitet për të siguruar një gjyqësor të pavarur dhe një proces gjyqësor të hapur dhe të argumentuar që mund të shërbejë edhe për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Komisioni i Venecias ka paraqitur rekomandimet finale për Reformën në Drejtësi dhe liderët politikë nga të dyja palët politike i kanë mirëpritur këto rekomandime si një produkt konsensual. Ne besojmë se liderët politikë janë afër një marrëveshjeje mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe në mënyrë më specifike Rekomandimi 88, i cili përbën bazën e zgjidhjes kur liderët politikë janë në një pikë ku nuk bien dakord. Që Reforma në Drejtësi të përfundojë, duhet garantuar adoptimi i këtij rekomandimi në Kushtetutën e Shqipërisë dhe zbatimi i tij. Ne ju nxisim që të punoni me qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë përkushtimin ndaj Reformës në Drejtësi. Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe interesi ynë i përbashkët për sigurinë e lirinë është i një rëndësie domethënëse në planin rajonal dhe global.
Me shumë respekt,
David Jolly
Robert Aderholt
Dana Rohrabacher
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/