Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se tre kongresmenë të Komisionit të Politikës së Jashtme amerikanë i kanë dërguar një letër sekretarit John Kerry lidhur me reformën në drejtësi në Shqipëri. Bëhet fjalë për konkgresmëntë Dana Rohrabacher dhe David Jolly e Robert Aderholt.
Sipas deklaratës së Partisë Demokratike, Kongresmenët amerikanë duke iu referuar Komisionit të Venecias kanë sugjeruar si zgjidhje të çështjes së vetme ku palët nuk bien dakord, adoptimin dhe zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias,“duke e konsideruar këtë si garanci për një reformë të suksesshme dhe te gjithëpranuar në drejtësi”.
Bylykbashi thotë se shpresonte që ky angazhim i kongresmenëve amerikanë të shërbejë si shtysë për zhbllokimin e reformës në drejtësi.
“Urojmë dhe shpresojmë që ky angazhim i kongresmenëve amerikanë të shërbejë si një shtysë për mazhorancen për të zhbllokuar reformën në drejtësi, duke i dhënë zgjidhjen e propozuar nga Komisioni i Venecias në rekomandimin 88.
Uroj që Edi Rama të heqë dorë nga përpjekja e tij për të kontrolluar gjyqësorin dhe ti hapë rrugë konsensusit për reformën në drejtësi si rruga e vetme për t’ju dhënë qytetareve drejtësinë që duan, drejtësinë që nuk mbron por ndëshkon krimin dhe korrupsionin”,thuhet në reagim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/