Greqi, bllokohen 2.5 kg kokainë, 3 shqiptarë në pranga dhe 2 të...

Greqi, bllokohen 2.5 kg kokainë, 3 shqiptarë në pranga dhe 2 të tjerë në kërkim

67
0
Shares

Një sasi prej 2.5 kilogramë kokainë është sekuestruar nga seksioni kundër narkotikëve në Korfuz dhe në Atika të Greqisë.
Mediat greke shkruajnë se policia e Korfuzit në bashkëpunim me kolegët e tyre në Akica bënë të mundur shkëmbimin e informacioneve duke çuar në pranga tre shqiptarë, përkatësisht 46, 41 dhe 57 vjeç, të cilët u arrestuan në Atika teksa po bënin një marrëveshje për shitjen e 1 kg e 95 gram kokainë.
Gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën edhe 1 kg e 405 gram kokainë, ndërsa është sekuestruar edhe një armë pistoletë dhe dy makina.
Shqiptarët u dërguan pranë zyrës së prokurorit në Athinë nën akuzën e trafikut të drogës, armëmbajtjes pa leje si dhe thyerje të ligjit për të huajt. Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa po kërkon edhe dy shqiptarë të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY