Kanë mbushur 6 vjeç dhe për t’i festuar, prindërit kanë vendosur të kërkojnë foton që u bë e famshme në vitin 2010, e cila i nxirrte të gjithë bashkë, të sapolindur, të përgjumur mbi trupin e të atit. Gjashtënjakët, fëmijë të Rozonno dhe Mia McGhee, një çift nga Ohio, i magjepsën të gjithë me brishtësinë e tyre. Edhe sot, pas gjashtë vitesh, imazhi i tyre është i mrekullueshëm.
Të rrisësh 6 fëmijë të një moshe nuk është diçka e lehtë dhe për të treguar uljet dhe ngritjet e së përditshmes, familja ka zhvilluar një program me titull “Growing Up McGhee”. Fotoja është bërë edhe për të inaugurar fillimin e show-t: fotografi është i njëjti, Brian Killian. “Shkrepja e parë ka qenë e veçantë, do mbahet mend nga shumë njerëz. Tani që fëmijët janë rritur, mund të them vetëm që janë unik. Duan vetëm të përqafojnë, janë plot dashuri dhe gëzim”.
2010
2016
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/