FOTO LAJM/ Zbulohet një 40 këmbësh gjigant, helmues dhe mishngrënës

FOTO LAJM/ Zbulohet një 40 këmbësh gjigant, helmues dhe mishngrënës

2649
0
Shares

Një shumëkëmbësh i ri është zbuluar së fundi nga shkencëtarët. 20 centimetra i gjatë shumëkëmbëshi gjigant i quajtur Scolopendra jeton në ujë.
Ai është helmues dhe mishngrënës. Specia e re ujore u zbulua në Azinë Juglindore dhe jeton buzë përrenjve.
“Ishte shumë i tmerrshëm. Shumë i madh dhe me këmbë të gjata dhe me një ngjyrë të gjelbër të errët”, tha një shkencëtar i Muzeut të Historisë Natyrore në Londër, cituar nga faqja prestigjioze “National Geographic”.
Kur ai e zbuloi buzë një shkëmbi, krijesa zbriti në ujë në vende që të largohej në pullë.
Pasi e kapi pas shumë vështirësive, shkencëtari e futi në një enë me ujë për të provuar kështu nëse ai notonte. Specia të tilla jetojnë zakonisht në vende të thata dhe shkencëtarët fillimisht ishin skeptikë, teksa nisën studimet për vite me radhë. Nga analizat e ADN-së u konfirmua se ai ishte një specie e re 40 këmbëshe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY