DETAJE/ Itali, vrasësit e thirrën në emër para ekzekutimit shqiptarin, pronar picerie

DETAJE/ Itali, vrasësit e thirrën në emër para ekzekutimit shqiptarin, pronar picerie

75
0
Shares


Foto, viktima Artion Shaskaj

Ekzekutim i stilit mafioz ka qenë ai në të cilin u vra në orët e vona të së dielës, Artion Shaskaj, 33-vjeçari shqiptar, pronar i një picerie në komunën e Velletrit, në Romë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u qëllua nga afër nga një killer, me gjasë profesionist. Siç rrëfejnë dëshmitarët në vendngjarje, dy persona me motor iu afruan Shaskajt pranë hyrjes së picerisë, dhe e qëlluan tre herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.
Dyshohet se përpara se ta ekzekutonte, vrasësi e ka thirrur në emër shqiptarin. Në brendësi të lokalit të viktimës, gjendeshin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e vegjël, 4 dhe 5 vjeç.
Artion Shaskaj, i cili në zonë njihej me emrin Toni, ishte një person që nuk njihej për problematik në zonë.
Sipas mediave të vendit fqinj, ai gëzonte vlerësimin e banorëve të Velletrit dhe ishte një njeri paqësor. Autoritetet italiane njoftuan se momentalisht nuk përjashtohet asnjë pistë. Prokuroria vijon hetimet dhe po analizon kamerat e zonës për identifikimin e autorëve të vrasjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY