Votimi i reformës për drejtësi është vendosur të kryhet brenda këtij sesioni pavarësisht nëse deri atë ditë do të arrihet kompromisi apo jo.
Ai është planifikuar të bëhet me 21 korrik. Data e votimit është bërë e ditur nga ambasadori amerikan Donald Lu në një thirrje për brezin e ri të Shqipërisë publikuar sot nga ambasada amerikane në Tiranë.
“Votimi është planifikuar për datën 21 korrik”, shkruan ai ndër të tjera në këtë thirrje duke kërkuar nga të rinjtë të bëjnë presion mbi politikën për të votuar reformën.
Lu thotë se përgjatë gjithë kësaj periudhe misionet e SHBA dhe BE në Tiranë kanë ofruar tri drafte të ndryshme të reformës, që të tria në përputhje edhe me pikën 88 të Venecias.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/