Asgjesohen 17 mijë bimë kanabis në Memaliaj, në pranga dy kultivuesit

Asgjesohen 17 mijë bimë kanabis në Memaliaj, në pranga dy kultivuesit

122
0
Shares

Vazhdon të asgjesohet drogë dita ditës në të gjithë Shqipërinë. Në kuadër të operacionit kundër kultivimit të lëndëve narkotike, policia e Memaliaj mësohet se ka zbuluar dje në vendin e quajtur “Përroi i Kotorrit”, në afërsi të fshatit “Selckë e vogël”, gjashtë parcela me 17.000 bimë kanabisi.

Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia arrestoi në flagrancë dy të rinj, të dyshuar si kultivues të drogës. Në pranga kanë përfunduar Renato Rama, 22 vjeç, banues në fshatin “Zhulaj” dhe Erndjan Muça, 28 vjeç, banues në fshatin “Turan “. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY