Një projektligj i qeverisë që ka zbutur kriteret e importimit të fuqisë punëtore në Shqipëri mund të sjellë një numër të konsiderueshëm punëtorë të huaj në vend.
Drafti e bën më të lehtë për kompanitë e huaja që kanë kryer investime në Shqipëri të transferojnë staf nga jashtë, duke shkurtuar kohën dhe procedurat për marrjen e lejeve, sipas tch.
Paralelisht, projektligji i ri për të huajt krijon për herë të parë mundësinë që profesionistët e huaj të pavarur të ofrojnë shërbime në Shqipëri. Këta janë personat fizikë, të regjistruar si të vetëpunësuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por që kanë një kontratë për ofrimin e shërbimeve me një përfitues në Shqipëri.
Biznesi kinez ka blerë në Shqipëri muajt e fundit dy prej kompanive më të mëdha në vend, Bankers dhe koncesioni i Rinasit. Kina ka në strategji mbulimin me fuqi punëtore kineze të bizneseve të saj. Edhe dy projekte të tjera që pritet të fillojnë në të ardhmen që lidhen me infrastrukturën dhe zonat e lira mund të punësojnë me mijëra kinezë në Shqipëri.
Ndërkaq me dhjetra projekte zhvillimi në urbanistike janë kryer nga të huajt që kanë përfituar shuma të konsiderueshme të ndikuar plotësisht në projektet e tyre prej influencave të qeverisë të lidhura me interesa biznesh si stadiumi Qemal Stafa. Lehtësimi që këta të huaj mund të jenë edhe persona fizikë ekspozon edhe më shumë investimet publike të Shqipërisë ndaj përfituesve të paverifikuar që vijnë nga jashtë nën okelion e ekspertit.
Qeveria ndërkaq ka forcuar kriteret për pajisjen me leje të përhershme qëndrimi për biznesmenët e huaj që investojnë në Shqipëri, një lëvizje krejt e panevojshme për nga përfitimet por taktikisht për të fshehur lehtësirat në krahun tjetër.
Sipas draftit, një biznesmen i huaj mund ta përfitojë lejen e përhershme të qëndrimit në Shqipëri vetëm nëse ka investuar të paktën dy milionë euro dhe ka hapur minimalisht 100 vende të reja pune. Në ligjin ekzistues, shuma e kërkuar e investimit është një milion euro, ndërsa numri i vendeve të punës vetëm 10 vetë.
Projektigji që lehtëson punësimin e të huajve vjen në një kohë kur në Shqipëri gjysma e të rinjve nuk kanë punë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/