Makinat, si përfitojnë mbi 100 mijë pronarë nga vendimi i ri

Makinat, si përfitojnë mbi 100 mijë pronarë nga vendimi i ri

71
0
Shares

Pronarët e makinave që nuk kanë paguar taksat për një periudhë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë afat 6 muaj për çregjistrimin e mjetit pa paguar debinë, lajmëron Panorama.

Qeveria ka gati draftin e ri që i hap rrugën Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor të bëjë çregjistrimin e këtyre automjeteve dhe të shuajë detyrimet e papaguara, nëse pronarët e mjeteve nuk kryejnë vetë çregjistrimin brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, sipas gazetës.

Falja e detyrimeve nga qeveria u kthen të drejtën pronarëve debitorë të rinovojnë lejen e qarkullimit, pasi shumica e këtyre mjeteve nuk ekzistojnë fizikisht.

Veprimet e çregjistrimit do të jenë pa pagesë apo thënë ndryshe pronari nuk do të paguajë detyrimet e prapambetura, por në rast se ai kërkon që të mbajë aktiv mjetin, duhet të kryejë pagesat e 10 viteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY