MAJLINDA BREGU/Should I stay or should I go…

MAJLINDA BREGU/Should I stay or should I go…

101
0
Shares

“Nëse do të hapnim një debat mes të shkuarës dhe të tashmes, do të humbnim të ardhmen.”

Winston Churcill ish kryeministri britanik nuk e ka besuar asokohe besoj se për të kërkuar një të vërtetë politike, sot pas shumë vitesh do të na duhet t’ i referohemi brezit të të tijve. Dhe jo vetem për t’ i kujtuar, por për të na ndihmuar me peshën e mendimit të tyre, të frymëzohemi për të mundur kohën pa mendim e guxim politik ku jetojmë sot.

Sot e më shumë politiken e bëjnë kosmopolitanët dhe vendimet e guximshme janë vetëm nostalgji.

Dhe si cdo gjë që s’paska kuptim në këtë jetë po të mos jetë produkt i kundërshtive e paradokseve, edhe britanikët zgjodhën nostalgjinë për të shkuarën në vend të shpresës për të ardhmen.

Britania e Madhe, pas votës shkarëse për te dale nga BE, ka nisur tashmë rrugën e kthimit në një Angli të vogël! Një dreq e di se sa histori referendumesh të tjera ndarjesh, pavarësimesh e bashkimesh do të pasojnë këtë vendim. E po aq, një dreq e di se c’kohëra “shakash” të rënda janë këto. Vetëm 4 ditë pasi shumica votoi pro Brexit, janë mbledhur 3 milionë firma për një tjetër referendum kundër Brexit!

Askush se di se sa fushata do të gëlojnë nga ekstremistët politikë të cilët do të përdorin robërit e zakoneve të vjetra, ata që përtacinë për të ngritur të ardhmen do ta përdorin për llogari pushtetesh partiake duke kërkuar të bëjnë provën e radhës me BE.

Sic e nisi Cameron-i anglez, ose sic cuditshëm këndonin “The Clash”, grupi anglez në 1982, atë që ngjan si himni i sotëm: “Should I stay or should I go”.

Vetëm 8 orë pas rezultateve të referendumit Mbretëria e Bashkuar ka humbur 350 miliardë USD, humbje kjo më e madhe se vetë kontributi i Britanisë në buxhetin e përbashkët europian për 15 vitet e fundit.

Askush nga Pro EU nuk arriti të ishte aq i qartë sa të llogariste humbjet gjatë fushatës. Amullia ka pasuar ditët pas votimit, sic ndodh rëndom kur ecet qorrazi.

Pas viteve ecje çalë çalë, me një vizion afatshkurtër e vetkënaqur me rregullat, kushtet e institucionet Gjigande, e papasuruar në ide, të parët që do të ndjejnë pasojat e këtij vendimi do jemi ne.

Përballë një BE gati në vetabsorbim, Ballkani Perëndimor do të duhet të gjejë forcën e peshës transformuese së brendshmi.

Brexit do thithë totalisht vëmendjen e burokratëve të Brukselit të paktën për 2- 3 vitet në vijim, duke larguar krejtësisht vëmendjen nga zgjerimi e duke e bërë votën “leave” të Britanikëve të ketë pasoja jo vetëm në Britani dhe BE, por edhe në vendet aspiruese të Ballkanit Persndimor, pavarësisht fazës së avancimit të tyre në këtë proces.

Procesi i integrimit ka qenë faktori kryesor në nxitjen e reformave ekonomike dhe politike në vendet e rajonit. Me largimin e Britanisë, Ballkani Perëndimor humbi dhe një nga mbështetesit e fortë të zgjerimit, por gjithashtu humb edhe nxitjen e monitorimin e BE për konsolidimin e demokracive të brishta te vendeve tona.

Tregje të copëtuara, probleme bilaterale, mungesë investimesh të huaja, korrupsion, klasa politike të paafta për ndryshimet që duhen.

Askush nuk do të ketë mundësi me kushtet aktuale të vendimarrjes në BE për të rinovuar premtimin për anëtarësim të plotë të Ballkanit Perëndimor në Europë.

Sepse, prej të enjtes e ardhmja humbi nga brezi i robërve të zakonit.

Ata që jetojnë në të tashmen me nostalgji për të shkuarën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY