Gazeta britanike “Express”, përmes një artikulli të saj në rubrikën “Sunday Express”, u sugjeron anglezëve diçka ndryshe për pushime dhe këtë gjë mund ta gjejnë në Shqipëri, tek xhevahiri i vërtetë në kurorën e detit Adriatik, siç e quan vendin tonë.
“Shqipëria ka mbetur ende e pa zbuluar kryesisht nga turistët, për shkak të historisë së saj të trazuar komuniste.
Megjithatë të gjithë që kanë kaluar dhe kanë vizituar Shqipërinë thonë se mbetet një vend tepër i sigurt dhe i qetë për tu vizituar, edhe pse është shumë më pak i vizituar se fqinjët e saj”, shkruan gazeta britanike.
Ajo më tej thekson se pas daljes së Britanisë nga BE, Shqipëria mund të jetë një nga vendet e fundit që mund tju gëzojnë për pushime me një buxhet të tkurrur dhe këtë afër shtëpisë.
Me bukuri të papara natyrore, aq sa për të rivalizuar çdo vend, Shqipëria është ylli i Adriatikut.
Peizazhe piktoreske dhe mjaft vende të mbrojtura nga UNESCO, të magjepsin.
Dhe për ata që shohin mundësinë për të shijuar birrë artizanale me një super çmim, e cila mund të blihet për me 1 paund për rreth gjysmë kile, e bëjnë Shqipërinë një nga vendet më të lira në Evropë për të shijuar pushimet.
Nga qyteti me bukur guri si Gjirokastrës, për tek shtëpitë në Berat dhe nëse ju jeni të prirur për një qytet të madh, kryeqyteti Tirana është një kënaqësi dhe qytet i gjallë.
Nëse jeni të shqetësuar ngaqë do ju duket qyteti kozmopolit, ai nuk do ju “shqetësojë” buxhetin tuaj, pasi çmimi i një vakt nuk ju shkon më shumë se £ 15.
Por, për shumicën dërrmuese, qëllimi përfundimtar është për të shijuar plazhet mahnitëse të “Rivierës shqiptare”.
Sinonim me plazhe me rërë të bardhë të lirë, Riviera zgjon një atmosferë tipike mesdhetare
Ndërsa turizmi po rritet nga viti në vit, të gjitha shenjat tregojnë për këtë perlë të fshehur duke u zbuluar shpejt, me ushqim të shijshëm dhe verë me çmime të lira, plazhe të shkreta për t’i shijuar të gjitha për vete, Shqipëria është vendi për të shkuar përpara se të “zbulohet”, shkruajnë britanikët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/