DETAJET/Letra që prangosi drejtorin e doganës dhe 3 doganierë

DETAJET/Letra që prangosi drejtorin e doganës dhe 3 doganierë

80
0
Shares

Me kerkese te Prokurorise se Beratit, gjykata ka vendosur masen e sigurise “arrest ne burg” per ish-kryetarin e Deges Doganore Berat dhe tre doganiere ne detyre, te dyshuar per vepren penale te “Kontrabandes nga punonjesit qe lidhen me veprimtarine doganore.

Keta shtetas dyshohet se kane favorizuar nje subjekt privat per t’iu shmangur detyrimeve doganore ne vleren rreth 40 milione leke te reja, ne disa praktika importi ne vitin 2014.

Prokuroria e Beratit e nisi hetimin ne baze te kallezimit te Kontrolli te Larte te Shtetit.

Nga hetimi i Prokurorise rezultoi se ish-kryetari i deges Doganore dhe grupi i kontrollit kane kryer veprime fiktive mbi subjektin “Center Shqiptare”, i cili kishte objekt importim dhe prodhim produkte letre. Nga kontrolli rutinor i realizuar mbi kete subjekt, grupi i kontrollit i ka nxjerre nje detyrim doganor ne vleren 1.4 milione leke te reja. Pak kohe pas ketij kontrolli lokal, nje grup kontrolli nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave realizoi nje audit ne Berat, ku shqyrtoi edhe praktiken e subjektit “Center Shqiptare”. Auditi i Drejtorise se Pergjithshme percaktoi se detyrimi doganor i ketij subjekti ishte disa here me i larte, rreth 140 milione leke te reja, dhe per kete arsye kerkoi rivleresimin e situates nga grupi i Doganes Berat, i cili kishte ushtruar kontrollin mbi kete subjekt. Ky grup kontrolli ushtroi serish kontroll dhe e nxorri detyrimin e subjektit privat rreth 4 milione leke te reja, pra serish shume here me te vogel se sa ishte parashikuar nga auditi i Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. Pas ketij rivleresimi, kryetari i deges Doganore Berat e regjistroi ne sistemin e brendshem se subjekti privat nuk kishte me detyrime.

Ne vitin 2015, Kontrolli i Larte i Shtetit ushtron nje kontroll mbi doganen e Beratit, ne te cilin konstatohet se kjo dege nuk iu eshte permbajtur detyrave te lena nga auditi i Drejtorise se Pergjithshme, gje e cila ka sjelle dem te konsiderueshem ndaj financave te shtetit.

KLSH dorezon kallezim penal ne Prokurorine e Beratit, e cila zhvilloi hetimet.

Deri ne kete faze te hetimit, ne baze edhe te aktit te ekspertimit, Prokuroria e Beratit ka krijuar dyshime te arsyeshme se demi i shkaktuar shtetit per shkak te veprimeve te punonjesve te doganes Berat, llogaritet ne vleren e rreth 40 milione leke te reja.

Per kete arsye, prokuroria Berat kerkoi caktimin e mases “arrest ne burg”, e cila u pranua nga gjykata, per shtetasit:

1. Evis Plaku, ish-kryetar i deges se doganes, Berat

2. Dhame Xhaballo, doganier, anetar i grupit te kontrollit.

3. Akion Hysi, doganier, anetar i grupit te kontrollit.

4. Arben Ulaj, doganier, anetar i grupit te kontrollit.

Vendimi i gjykates eshte ekzekutuar gjate te shtunes nga ana e forcave te Policise Vendore, Berat

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY