Dy shqiptarët që përgjakën një lokal në Agia Napa në Qipro pasi vranë tre persona udhëtimin dramatik e nisën nga Shqipëria.
Dy vrasësit e dyshuar se egzekutojnë përkundrejt pagesave të larta kanë dalë nga Shqipëria më 7 maj të këtij viti.
Ata kanë ndjekur linjën Tiranë-Stamboll dhe më pas kanë fluturuar drejt Qipros më 8 maj ku edhe janë takuar me porositësit e vrasjes.
Nga të dhënat që u janë përcjellë homologëve qipriotë, dy shqiptarët nuk rezultojnë të jenë skeduar nga policia shqiptare për vepra penale.
48 – vjeçari Aleks Burreli shihet si personi kyç, që mund të japë të dhëna të vlefshme për hetimin e atentatit, ku mbeti i vrarë biznesmeni Fanos Kalopsidiotis, dy miqtë e tij dhe shqiptari Jani Vogli, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.
Burreli mbeti i plagosur dhe frika është se ai mund të eleminohet për t’i mbyllur gojën.
Nga ana tjetër, policia qipriote ka dyshime se 41 – vjeçari Jani Vogli, mund të jetë vrarë nga bashkatdhetari i tij, Burreli. Kjo, pasi ekspertiza dëshmoi se dy policët që shoqëronin biznesmenin e vrarë, nuk i kanë përdorur armët e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/