Taulant Balla pretendon se është rrahur në Romë…, por s’ka besim te...

Taulant Balla pretendon se është rrahur në Romë…, por s’ka besim te policia italiane dhe denoncimin e bën në Tiranë

76
0
Shares

Deputeti socialist Taulant Balla pretendon se është rrahur në kryeqytetin italian. Kjo mësohet pasi ai denoncimin për këtë dhunë të pretenduar, e ka bërë në kryeqytetin shqiptar.
Në denoncimin e tij, Taulant Balla ka paditur Jamarbër Malltezin për konflikt verbal e fizik në aeroportin e Romës.
Mësohet se incidenti në aeroportin “Leonardo da Vinçi” të Romës pak ditë më parë. Por me sa duket nuk ka pasur besim te policia italiane dhe denoncimin, çuditërish e ka bërë sot në policinë e Tiranës.
Gjatë dëshmisë në polici, Taulant Balla ka thënë se, e kanë goditur për shkak të detyrës dhe se kishte edhe shenja në fytyrë.
Kjo puna e shenjave në fytyrë, lë shumë për të dëshiruar, sepse me foto e Taulant Ballës dhe video-selfien e tij me Armando Sadikun në darkën e “kthimit me sukses në atdhe” të kombëtares, veç kënaqësisë në fytyrën e deputetit socialist, nuk duken shenja të ndonjë dhune të mundshme fizike.
Megjithatë, polica e Tiranës është treguar e gatshme në maksimum dhe çështjen, mësohet se i ka kaluar prokurorisë me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.
Lidhur me këtë incident ende nuk ka reagime nga vetë Taulant Balla, ndërsa Jamarbër Malletzi e ka cilësuar si provokim dhe sulm politik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY