POST BREXIT/ BE ka dalë nga kursi që kur Franca votoi “jo”...

POST BREXIT/ BE ka dalë nga kursi që kur Franca votoi “jo” për një Kushtetutë të vetme

58
0
Shares

Nga Ilir Seci

…Dalja e Anglisë, “Brexit”,  nuk është goditja me e rëndë që ka marre Bashkimi Europian pavarësisht ç’thonë analistët…
Goditjen më të rëndë BE e mori në vitin 2005 kur Franca votoi kundër Kushtetutës Europiane! Por në rastin e votës franceze kundër një Kushtetutë të vetme, në vitin 2005 analistët heshtën dhe nuk folën… Për daljen e Anglisë po flasin shume dhe këtë e bëjnë jo pse kanë hallin e GB-së por sepse duan të trembin shtetet e tjera anëtare të BE-së në  kontinentin e vjetër… Sepse kane frike nga efekti domino dhe e vërteta është se çdo shtet anëtar i BE-së nga Europa Perëndimore mund të kërkoje daljen nga Unioni për të njëjtat arsye si Anglia…
Unioni Europian në fillim qe ideuar si model i ngjashëm me USA, që është Union Shtetesh. Mirëpo Unioni Amerikan ka një Qeveri Federale qendrore, ka një Kushtetute të vetme që e njohin dhe zbatojnë të 50 shtetet si dhe ka një Reserve Federale të vetme… Kushtetuta Amerikane respektohet nga secili prej 50 shteteve anëtare të Unionit Amerikan por nga ana tjetër secili shtet ka mëvetësinë e vet, ka ligjet e veta brenda atij shteti që mund të mos jenë njësoj me ligjet Federale… Qeveria Federale Qendrore Amerikane nuk ndërhyn në punët e shteteve anëtare të Unionit dhe ndryshimet Kushtetuese në secilin shtet bëhen nga shteti respektiv… Raportin Qeveri Federale – Shtete Anëtare të Unionit Amerika e ka rregulluar në mënyrën më të mirë të mundshme!
Kurse BE nuk e bëjnë asnjëherë këtë gjë! Dhe goditja e rëndë ishte JO franceze për një Kushtetuteë! Pa një Kushtetutë të vetme nuk mund të këtë një sistem bankar të vetëm dhe për pasojë njeë Union të vetëm…
Në vend të një Qeverie Federale që zgjidhet me vota nga votuesit e shteteve anëtare të Unionit – siç votohet për  Presidentin Amerikan – në Europën e Bashkuar bëhej një klounadë e vërtetë! Presidentin e Unionit e zgjedhin burokratët e Brukselit … Burokratët e Brukselit! Gradualisht gjatë viteve të formimit të Unionit Europian në Bruksel u sedentua një administrate burokratike parazitare që zor se është parë ndonjëherë në histori! Me e thanë përmbledhtazi, shtetasit e Unionit Europian duhej të pranonin autoritetin e kësaj administrate pa pasur mundësi që ta ndryshojnë direkt me votë siç bëhet në SHBA …
Unioni Europian nuk u konsolidua si një demokraci republikane siç është SHBA por u bë më shumë një model social- demokracie imponuese si ishte Sparta dikur…
Në qofteë se donin të bënin një BE funksionalë atëherë ata fillimisht duhej ta bënin federatë si SHBA… Mirëpo burokratët liberal-progresiste, (nënkupto marksistë), të Brukselit ngulmuan dhe ngulmojnë për social-demokracinë e imponuar nga Brukseli…
Anglezët vendosën ti japin fund kësaj klounade! Anglia me kohe ka dhëne sinjale që nuk është në unison me burokracinë europiane, nuk pranoi marrëveshjen Shengen, nuk pranoi monedhën euro indikacione të qarta këto…
E vërteta është se BE ka dalë nga kursi që synohej që kur Franca votoi JO për një Kushtetutë të vetme të Unionit… Kjo që bëri Anglia ishte thjeshte çështje kohe…Thjesht kështu në këtë nivel klounade që e ka katandisur Unionin Europian administrata obese e Brukselit nuk po funksionon…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY