Pezullohet nga detyra shefi i antidrogës në Korçë, Buis Hysi. Ai akuzohet për dhune ndaj një të ndaluari mëngjesin e shtunës nga forcat e sektorit të antidrogës, gjatë një aksioni nëpër lokalet e këtij qyteti.
Burime zyrtare thanë se shefi i antidrogës është pezulluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave, që kanë të bëjnë me dhunimin e 31-vjeçarit Juxhin Kulla, ne mjediset e brendshme të Drejtorisë se Policisë.
Familjarët e Kullës kanë denoncuar të parët dhunën, ndërsa avokati ka bërë publike fotot ku dukeshin shenjat e goditjeve ndaj ushtruar ndaj Juxhin Kullës i dënuar edhe më parë për trafik të lendeve narkotike.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
“Thurrje” denoncon: Policia në Korçë ushtron dhunë barbarisht ndaj një 31vjeçari
/web/_Thurrje_denoncon_Policia_ne_Korce_ushtron_dhune_barbarisht_ndaj_nje_31vjecari_21191_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/