Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, e gjykon me tone pesimiste daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Sipas tij, largimi i Britanisë është me pasoja negative edhe për Shqipërinë dhe se do të shtyhet në një afat të pacaktuar data e çeljes së negociatave.
“… Shqipërisë në javët e në muajt në vazhdim nuk do t’i thuhet zyrtarisht se mbërritja e saj në Bruksel është shtyrë për një afat të pacaktuar”, shkruan Bensik Mustafaj.
Në një analizë për “Panorama”, Mustafaj i këshillon Kryeministrit Rama që të ndryshojë politikat e tij për të përshpejtuar mbërritjen e Shqipërisë në Bruksel.
“Ai e ka detyrë historike të ndryshojë sjelljen e vet, të ndryshojë dhe politikat e tij, për t’u dhënë një dinamikë të re, në mënyrë që besimin e shqiptarëve tek e ardhmja e vendit të tyre të mos e përcaktojë doemos kalendari i procesit integrues në BE. Po nuk e përballoi këtë detyrë, historia do ta ndëshkojë.
Edi Rama, me po të njëjtën megalomani, ka deklaruar shpesh se punon për të nesërmen për të zënë një vend të madh në histori. Por, para se historia të bëjë punën e vet, duhet që zgjedhësit shqiptarë të bëjnë punën e tyre. Nuk ka rrugë tjetër për ta shpëtuar frymën perëndimore në atdheun tonë”, shprehet Mustafaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/