Arrestohet në Gjermani vrasësi me pagesë, anëtarë i bandës së “Tafilit”

Arrestohet në Gjermani vrasësi me pagesë, anëtarë i bandës së “Tafilit”

73
0
Shares

Arrestohet në Gjermani një prej anëtarëve të bandës së etiketuar për vrasje me pagesë, bandë e cila drejtohej nga Admir Tafili nga burgu. Dritan Peksani, 26 vjeç banues në rrugën Kongresi i Përmetit në Shkodër, është arrestuar nga policia gjermane për llogari të autoriteteve policore shqiptare.

I arrestuari në Gjermani, dyshohet se është i përfshirë në të paktën dy ngjarje mjaft të rënda. 26 – vjeçari dyshohet se ka marrë urdhër për të eleminuar Brahim Manin, në Shkodër, për motive të gjakmarrjes, Qershorin e vitit 2014. Në hetimet paraprake, Peksani ka qënë dhe i dyshuar për eksplozivin në makinën e ish – Drejtorit të Burgut të Fushë – Krujës, Arben Sulojt. Suloj mbeti i plagosur rëndë në këtë atentat. Megjithatë, në dosjen e dërguar në gjykatë për bandën e Tafilit, kjo ngjarje nuk është përfshirë. Peksani, në ngjarjet kriminale ku ka qënë përfshirë, sipas policisë, ka bashkëpunuar ngushtëme Kristi Pinen dhe Alfred Qefalinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY