Policia shqiptare vefason. Saktësisht, është polica e Rinasit ajo që ka tejkaluar “simotrat e saj” anë e kënd vendit.
Ndërsa policia “fqinje” e Krujës, nuk arriti të zbardh “demonstrimin e forcës” nga Armando prenga, deri edhe me plagosje e zbrazje pistolete në ambiente dhe në sy edhe të policëve vetë, policia e Rinasit, me “Wi-Fi” a me “Bluetooth”, arriti të rindërtojë ngjarjen në aeroportin e Romës, “dhe të vërë gishtin” mbi “agresorin” e Taulant Ballës, përtej Otrantos…
… Këtu ka vend edhe për një tjetër kujtesë…, sërish me protagonist Armando Prengën. Ky, nxori rripin e pantallonave dhe qëlloi një deputet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, dhe me gjithë se pamjet bënë xhiro mediatike, Armando Prenga doli “i virgjër”…
Për rastin më të fundit, të përtej Otrantos, ka qenë vetë policia e Rinasit e cila ka bërë të ditur zbardhjen në kohë rekord se deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla është dhunuar fizikisht në Romë nga Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit te Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në PD.
Këtë polica e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi të saj zyrtar.
Deklarata e policisë
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas Më datë 25.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.M, vjeç 44, banues ne Tiranë, pasi në tranzitin e aeroportit Romë ka goditur për shkak të detyrës, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë T.B vjeç 39, banues në Librazhd. Nenet 90 e 237 të Kodit Penal. Deputeti T.B është paraqitur në PKK Rinas, ku ka bërë kallëzim në lidhje me këtë ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/