Dy fëmijë, motër e vëlla u mbytën dje në një pus të hapur në kryeqytetin kosovar, në lagjen Kolovica.
Florenta 13 vjeçare dhe Florenti Mramori 11 vjeçar, mbetën të vdekur dje rreth orës 14:00 në lagjen Kolovica të Prishtinës.
Askush nuk është arrestuar apo marrë përgjegjësinë për këtë incident të ndodhur në këtë vend-punishte, me gjasë ilegale, që përdoret për vite si pishinë nga fëmijët e lagjes. Banorët thanë se kanë njoftuar autoritetet këtë gropë vdekjeprurëse. Por, përgjegjësinë për këtë tragjedi pa dyshim se e kanë Komuna e Prishtinës dhe Qeveria.
Ata u përcollën sot në banesën e fundit, shkruan gazeta Express.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/