KUKËS/ Prandaj u mbyt gjimnazistja, policia jep detajet

KUKËS/ Prandaj u mbyt gjimnazistja, policia jep detajet

78
0
Shares

18 vjecarja nga Kukësi që humbi jetën dje në liqenin e Fierzës nuk ra në liqen sepse rrëshqiti.

Policia ka hetuar rastin dhe sipas dëshmive dhe hetimit, vajza është zhytur në ujë për t’u larë por papritur ka rënë në thellësi deri në 5 metra.

18 vjecarja nuk ka ditur not dhe nuk ia ka dalë të kthehet edhe njëherë në breg duke humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.06.2016, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për ngjarje aksidentale, pasi shtetësja E.A., 18 vjeçe, banuese në Kukës, nxënëse në vitin e 3-të, shkollën e mesme, e cila së bashku me shoqen e saj, kanë shkuar në liqen për të marrë rreze dielli dhe shtetësja E.A., është hedhur për tu larë, duke rënë në një thellësi 5 metrash dhe për shkak se nuk ka ditur të notojë, është mbytur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY