DETAJE/ Polica zbardh mashtrimin 5 mijë eurosh të avokatit të arrestuar

DETAJE/ Polica zbardh mashtrimin 5 mijë eurosh të avokatit të arrestuar

47
0
Shares

Polica e Tiranës ka dhënë detaje për arrestimin e avokatit Kujtim Ibraj.
Sipas burimeve të policisë Vendore të Tiranës, mësohet se në sajë të finalizimit  të operacionit “Smile 5”, është arrestuar një person me profesion avokat  për veprat penale të “mashtrimit në bashkëpunim” dhe “Korrupsionit aktiv”.
Të njëjta burime saktësojnë se specialistët e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë kapjen dhe arrestimin  e Kujtim Ibraj, 44 vjeç, banues në Tiranë, me profesion avokat.
Ky person i ka premtuar një personi tjetër për ta vendosur në punë te Fizika Bërthamore kundrejt një shume prej 5000 €.
Në bazë të vendimit të datës 24. 06. 2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj këtij shtetasi  është vendosur masa e sigurimit personal të “Arrestit në burg”, si i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit në bashkëpunim” dhe “Korrupsionit aktiv”, parashikuar nga Nenet 143/2 dhe 245 të Kodit Penal, sqarojnë më tej të njëjta burime policore.


Për më shumë mund të lexoni edhe

Tiranë, arrestohet për mashtrim një avokat
/web/Tirane_arrestohet_per_mashtrim_nje_avokat_21137_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY