Nje dite e trishte per te gjithe; fiton Brexit!, shkruan ish-Kryeministri Berisha ne nje postim. Ai e konsideron të trishtë fitoren e Brexit edhe për Britaninë, për BE, për Cameron dhe ataq ë aspirojnë të jenë në BE.
“Nje dite e trishte per te gjithe; fiton Brexit!
– Per UK, promotor kryesor i lires se tregut ne Europe dhe ne bote, rolin e ardhshem e te gjithanshem te saj ne kontinentin tone dhe dhe kontinente te tjera.
– Per BE qe deri dje besohej si projekt i parikthyeshem dhe tani humbi njerin prej vendeve me kryesore te tij, humbi Britanine e Madhe dhe se bashku me te anetarin e keshillit te sigurimit me te drejte veto ne OKB, njerin nga dy fuqite e tij berthamore, vendin qe prodhon 1/6 e GDP se BE
– Per te gjithe te tjeret qe konsiderojne integrimin ne BE si te ardhmen me te mire te vendit te tyre
– Per David Cameron, anglezin e madh qe ra ne kete beteje duke luftuar si luan por dhe duke deshmuar veten si kryeminisri me demokrat i planetit dhe vendin e tij te madh si vendin me te lire te kesaj toke! Sb”, shkruan Berisha
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/