Katër ditë pas krimit të rëndë në familjen Xhiko, trupi i autorit që vrau gruan Yllka Xhiko dhe me pas u vetëvra ka mbetur në morgun e spitalit të Korçës. Edhe pse u fol, që Mikel Xhiko kishte të afërm në Greqi deri më sot, askush nuk është interesuar për të tërhequr trupin e 34 vjeçarit, i cili ishte rritur në shtëpinë e fëmijës në Sarandë, shkruan ora news.
Bashkia e Korçës, thotë se është në pritje të urdhërit të Prokurorisë për të vijuar me proçedurat e varrimit të 34 vjeçarit. Për vajzën 6 vjeçare të çiftit Xhiko, po kujdesen gjyshërit nga e ëma, ndërsa shërbimet sociale kanë ofruar ndihmë psikologjigje për vajzën, e cila ende nuk e ka mësuar të vërtetën për prinderit e vrarë.
E mitura, pas humbjes së prindërve ka fituar statusin e jetimit dhe nëse gjyshërit vendosin të kujdesen për të do të duhet ti drejtohen gjykatës, për të kërkuar kujdestarinë ligjore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/