Vlorë, asgjësohen 7150 rrënjë kanabis; 2 në pranga

Vlorë, asgjësohen 7150 rrënjë kanabis; 2 në pranga

60
0
Shares

Policia e Vlorës ka asgjësuar 5 parcela me rreth 7150 rrënjë kanabis dhe ka rrestuar autorët e dyshuar të kultivimit të tyre.
Në pranga janë vënë shtetasit Çaush Hoxha, 55 vjeç, banues në fshatin Llakatund dhe Sulo Haxhiraj, 44 vjeç, banues në fshatin Kërkovë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve të lartpërmendur në afërsi të territorit ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike, si autorët e dyshuar kultivues të tyre.
Bimët narkotike ishin të mbjella në të dy anët e përroit pranë fshatit Drithash të Komunës Shushicë, ku lartësia e tyre varionte nga 10 cm deri në 60cm. Asgjësimi i tyre u bë me anë të djegies.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar kundër kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Radhimë, pranë vendit të quajtur “Përroi i Katerisë” janë gjetur të mbjella edhe 150 rrënjë bimë narkotike të tjera, të cilat u asgjësuan me djegie.

Po punonohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tjer

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY