Në foto, deputeti i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj
Parlamenti shqiptar ratifikoi sot anëtarësimin e Malit të Zi në NATO me të gjitha votat pro ndërsa kryetari i Parlamentit malazez, Darko Pajovic iu drejtua parlamentit me një fjalim.
Por nga Mali i Zi ka një kërkesë që Shqipëria mos të votojë pro hyrjes në NATO të vdenit fqinj.
Deputeti i Partisë Alternativa Shqiptare, Nik Gjeloshaj ka kërkuar që Tirana zyrtare t’i bëjë presion qeverisë malazeze duke shtyre votimin e ratifikimit të Malit të Zi në NATO, votim i cili pritet të bëhet ditën e enjte.
Ky propozim është rrjedhim i një publimi të bërë kohët e fundit nga Akademia e Shkencës dhe Arteve në Mal të Zi, ku shqiptarët paraqiten si njerëz agresorë dhe të huaj.
Gjeloshaj ka deklaruar se u ka dërguar letër gjithë deputetëve shqiptarë dhe është shprehur se është e papranueshme se si Akademia i prezanton shqiptarët, në veçanti myslimanët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/