Presidenti Nishani uroi zotin Pajović për detyrën e re dhe shprehu kënaqësinë e veçantë që kjo vizitë e tij në Tiranë përkon me ratifikimin në Parlamentin shqiptar të Protokollit të Anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Kreu i Shtetit vuri në dukje se përparimi i Malit të Zi në NATO është rruga më e mirë që drejtuesit shtetërorë kanë ndjekur për vendin dhe popullin e tyre, por njëkohësisht ky është një sinjal tejet pozitiv për rajonin dhe një vlerë e shtuar për Aleancën në shërbim të paqes, sigurisë dhe begatisë.
Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu rolin e pakicës shqiptare në Mal të Zi që shërben si urë miqësie dhe përbën element stabiliteti dhe kohezioni të brendshëm, duke u renditur gjithmonë në krah të forcave zhvilluese e përparuese, dhe që vazhdon të japë një kontribut të qenësishëm në shtet-ndërtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Malit të Zi. Në këtë kontekst Presidenti Nishani theksoi se Shqipëria mbetet e vëmendshme ndaj plotësimit të kërkesave legjitime të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, dhe veçanërisht ndaj zbatimit të angazhimeve ligjore që ndërmerren në këtë kuadër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/