Itali, pranga shqiptarit, shfrytëzoi për prostitucion një minorene

Itali, pranga shqiptarit, shfrytëzoi për prostitucion një minorene

63
0
Shares

Policia italiane e qytetit të Napolit ka arrestuar sot shtetasin shqiptar Asim Koleci i datëlindjes 1987 i kërkuar prej majit të vitit 2015 nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit edhe ndaj një minoreneje.

Akuza ndaj tij ka të bëjë me faktet e shtatorit të vitit 2013 në qytetin e Kazertas kur Asim Koleci ka shfrytëzuar me qëllim prostitucioni një shtetase rumune 18 vjeç, së cilës i ka grabitur 20 mijë euro.

Gjithashtushqiptari akuzohet po për shfrytëzim prostitucioni ndaj një shtetase shqiptaree një shtetase rumune.

Në periudhën kohore 2009-2011 Asim Koleci i ka grabitur shtetases rumune fitimin e përditshëm të saj nga prostitucioni, në shumën rreth 100 mijë euro.

Hetimet kanë verifikuar se ndaj shqiptarit Asim Koleci rëndon dhe një akuzë për grabitje e lëshuar nga Prokuroria e Avellinos më vitin 2012.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY