EMRI/ Itali, vdes 35-vjeçari shqiptar, e zë poshtë objekti 4.4 tonësh

EMRI/ Itali, vdes 35-vjeçari shqiptar, e zë poshtë objekti 4.4 tonësh

82
0
Shares

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, kur ka humbur jetën një 35 vjeçar shqiptar. Viktima është shtetasi Xhetan Ilnica dhe sipas medieve italiane, ai jetonte prej disa muajsh në Monfalcone në një fabrikë.
Viktimës i ra një objekt me peshë prej 4.4 tonësh, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bashkë me të po punonin edhe tre persona të tjerë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime.
Ata punonin në një fabrikë teksa po ngrinin struktura të rënda metalike me vinç. Objekti e zuri viktimën në pjesën e sipërme të trupit paraditen e djeshme, ndërsa u nxor prej andej në orët e pasdites.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku nisi hetimet. Rasti konsiderohet aksident në punë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarët okularë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY