Blushi ka një amendament për Parlamentin

Blushi ka një amendament për Parlamentin

53
0
Shares

Deputeti socialist Ben Blushi propozoi sot zgjedhjen e Presidentit nga populli duke dorëzuar një amendament në parlament.

Deputeti socialist deklaroi se bashkë me deputeten Hafizi ka kërkuar që Presidenti të zgjidhet me votim popullor, një praktikë e njohur në shumicën e vendeve të Ballkanit.

Deputeti Blushi ka qenë kritik ndaj qeverisë dhe reformës në drejtësi. Blushi tha se kjo reformë është dizajnuar në fshehje të syve të publikut. Askush nga qytetarët nuk di se cfarë po ndodh në reformë, tha Blushi ndërsa ironizoi me emrat e institucioneve të drejtësisë.

Më pas ka replikuar kryetrai i komisionit të Reformës, Xhafaj i cili kërkoi që Blushi në fillim duhet ta lexojë draftin dhe më pas ta kritikojë atë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY