Të dehur në timon kundërshtojnë policinë, pranga 2 të rinjve

Të dehur në timon kundërshtojnë policinë, pranga 2 të rinjve

56
0
Shares

Dy të rinj kanë përfunduar në pranga pasi kundërshtuan efektivët e policisë në Durrës. Blerim Lugja, 26 – vjeç, banues në Kukës dhe Florin Lugja 21 – vjeç, banues në Durrës, u ndaluan rreth mesnatës në lagjen Nr.3, të qytetit bregdetar. Ata kundërshtuan punonjësit e policisë, pas kërkesës për paraqitjen e dokumentave të identifikimit dhe dokumentacionit të automjetit tip Fiat Punto, me targa AA 189 NJ, që drejtohej nga Blerim Lugja. Sipas policisë, nga testi i alkoolit, 26 – vjeçari Lugja rezultoi i pirë, në masën 0.57 mg/litër. Policia thotë se dy të ndaluarit janë persona me precedentë të mëparshëm penalë, në fushën e veprave penale kundër jetës, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe të lëndëve narkotike

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY