Reforma në drejtësi, Këshilli i Rregullores pa vendim, “ia kalon topin” Konferencës...

Reforma në drejtësi, Këshilli i Rregullores pa vendim, “ia kalon topin” Konferencës së Kryetarëve

61
0
Shares

Këshillit për Mandatet Rregulloren dhe Imunitetin në Kuvendin e Shqipërisë ka përfunduar pa asnjë vendim mbledhja prej rreth një orë e gjysmë të tij, ku u diskutua për paketën e ndryshimeve kushtetuese të lidhura me reformën në drejtësi. Mbledhja përfundoi pa ndonjë vendim, duke ia kaluar Konferencës së Kryetarëve, vendimmarrjen e mundshme për kalimin në seancë plenare të kësaj aspekte.
Kryetari i Kuvendit Meta e thirri këtë takim pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PS-së Ruçi, ku i kërkonte përfshirjen e nismës së 33 deputetëve në kalendarin e punës së Kuvendit dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese brenda 15 korrikut.
Kreu i Kuvendit në këtë situatë i kërkoi Këshillit të shprehet nëse ndryshimet kushtetuese do të diskutohen në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve apo ky diskutim quhet i ezauruar nga Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi duke interpretuar nenin 77 të rregullores së Kuvendit.
Pas debateve, Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin vendosi t’ia kalojë këtë çështje për shqyrtim Konferencës së Kryetarëve.
Burime konfirmojnë se gjatë mbledhjes ka pasur debate mes anëtarëve të shumicës dhe opozitës.
Opozita  ka dënuar edhe njëherë përfshirjen në procedurat parlamentare të draftit të reformës në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus.
“Kemi të bëjmë me një problematikë të politikës shqiptare, që mesa duket për sa i përket thelbit po shkojnë pa konsensus se mesa duket ata nuk duan të ecin me shpejtësinë veneciane të bërjes së paketës ligjore dhe kushtetuese për reformën në drejtësi. Ajo që po bëhet përditë evidente është se nuk duan të zbatojnë as procedurën. Është një ecje arrogante, shumë vite pas për Shqipërinë, shumë keq për të gjithë”, u shpreh në përfundim të mbledhjes deputeti i PD, Arben Ristani.
“Për ta kurorëzuar reformën ka një procedurë .Për këtë ishte thirrur kjo mbledhje, për të diskutuar mbi procedurën bazuar në një kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi që ka kërkuar futjen në kalendar të projektligjit për ndryshimin e Kushtetutës dhe 7 projektligjet e tjera që shoqërojnë projektin kushtetues. Ka një diskutim se cila procedurë do të zbatohet, ajo që lidhet dhe me nenin 77 të Rregullores së Kuvendit apo jo. Komisionet e Posaçme parlamentare janë komisione kushtetuese, i njeh neni 77 pika 1 e Kushtetutës. Ajo që propozuan ndryshe kolegët e opozitës ishte për të zeruar 20 muaj punë të Komisionit dhe për të filluar nga e para një procedurë të re dhe për ta futur në një procedurë rutinë që është e ngjashme me rastin e iniciativa të tjera ku nuk i nënshtrohen punës apo një procedure të posaçme siç është Komisioni. Ka hyrë në procedurën e Kuvendit që nga momenti që është ngritur Komisioni i Posaçëm Parlamentar, sot ka ardhur dita të shprehen ligjvënësit, grupet politike parlamentare se cili është qëndrimi i tyre në raport me ndryshimet kushtetuese dhe reformën në drejtësi”, u shpreh Fatmir Xhafaj, deputeti i PS-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY