Partia Demokratike ka reaguar sot zyrtarisht në lidhje me skandalin që ka tronditur opinion publik për dhunimin e një të mituri në kopshtin privat si dhe për atë çfarë tha ministrja e Arsimit që kotshi privat ishte pa licencë.
Nga selia blu, zëdhënësja e demokratëve Ina Zhupa i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet mbi faktin e mospajisjes me licencë të këtij kopshti dhe rryshfetet që janë marrë për këtë fat.
“Skandali i dhunimit të fëmijës në kopshtin privat në Tiranë, u thellua dje kur vetë me gojën e saj Ministrja e Arsimit refuzoi të mbajë përgjegjësitë e saj, edhe pse ky institucion ishte i palicencuar në zemër të kryeqytetit.Sipas Lindita Nikollës, faji është i prindërve.Ekzistenca e këtij kopshti privat në zemër të Tiranës, pa licensë është një shkelje e rëndë e ligjit dhe ne i bëjmë thirrje prokurorisë të hedhë dritë sa më shpejt mbi këtë krim.Dikush ka marrë para që kopshti pa licencë të punonte. Dikush është paguar mirë që kjo paligjshmëri të mos prekej.Nxisim prokurorinë që të bëjë një hetim të shpejtë e serioz, për të nxjerrë në dritën e diellit se kush e merrte ryshfetin në Ministrinë e Lindita Nikollës, vartësit e saj apo ajo vetë.Një drejtësi e plotë dhe e rreptë për këtë rast, do të ndihmonte në rritjen e sigurisë për fëmijët dhe vogëlushët e pambrojtur”, tha Zhupa nga selia blu.
Ndër të tjera, ajo është ndalur edhe në akuza kundër kreut të qeverisë Edi Rama, i cili së fundmi ka qenë në fokus të lajmeve pasi sipas tij ka dizenjuar një pjesë të fanelës të skuadrës kombëtare të futbollit.
“Dhe në fund, ky delirant i papërgjegjshëm, na shfaqet si Marigoja i qëndismave në bluzën e kombëtares. Mendon se do ti shpëtojë ndëshkimit popullor me votë për krimet dhe korrupsionin, duke mashtruar paturpësisht për një bluzë.Po në të vërtetë gjithkush e di se ai është autori i Rroshit, Bushit, Bardhit, Prengës, Ndokës dhe Frrokut; Është autori i përgjimit të paligjshëm. Është autori i 2.2 miliardë eurove të vjedhura në 2 vite. Dhe për këto do të gjykohet, dhe ka për të gjykuar nga populli, e jo për mashtrimet dhe vanitetin bosh të vizatimeve të dala boje”, tha Zhupa.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/