NUK NDALET KRYEMINISTRI/“Dizajneri” Edi Rama ka zgjedhur edhe ngjyrën e kostumit të...

NUK NDALET KRYEMINISTRI/“Dizajneri” Edi Rama ka zgjedhur edhe ngjyrën e kostumit të Kombëtares

75
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk është ndalur vetëm në marrjen e autorësisë së stilizimit të shqiponjës në fanellat e Kombëtares shqiptare por ka shtuar se ka zgjedhur edhe ngjyrën e këtyre bluzave.

Në një intervistë për mikun e tij Baton Haxhiu në tv Klan Kosova, ai e shpjegon momentin që sipas tij u ngjiz vendimi për ngjyrën.

Klan Kosova: A ka pasur edhe ide tjera për dizajnin e fanellës së Kombëtares? Sa do të kishte gjasa ideja e ndonjë artisti tjetër në konkurrencë me atë të Kryeministrit?

Edi Rama:
…Dhe meqë mua muhabetet e dizajnit më tërheqin shumë, po ju tregoj edhe pak më shumë. Sepse më vjen mirë që më dëgjuan edhe për ngjyrën e kostumit zyrtar!

I thash Presidentit: Po më dëgjuat mua bëjeni gri e jo të zi kostumin, sepse është shumë më elegant për një skuadër futbolli dhe për më tepër, në qershor është shumë më i përshtatshëm. Do ta kisha dashur edhe pak më të hapur në fakt, po prapë është shumë mirë!

Dhe më vjen aq mirë sa s’ua tregoj dot që edhe në këtë aspekt ia kemi dalë me francezët; të cilët janë tekanjozë të mëdhenj e mezi presin të rrudhin buzët e të shkruajnë me tone tallëse për një autoritet apo një skuadër të veshur pa elegancë!

Por, aman ju lutem, mos mendoni se më ka dëgjuar për të gjitha Presidenti…

Është tip më vete dhe po s’iu mbush mendja për një gjë, kot të lodhesh!

Do kishte qenë maksimumi sipas meje, po të kishin vënë në jakën e kostumit edhe një trëndafil të vogël kuqezi, po nuk e binda dot Armandon t’ia përcjellë çunave të studios këtë sugjerim, megjithëse i solla shembull një nga kostumet më të bukura zyrtare, atë të Manchester United, në finalen dramatike të Kupës së Kampionëve në Camp Nou, me Bajernin; me një lule të madhe të kuqe në xhepin e xhaketës.

Spektakolar!

Pavarësisht se tregimi i tij për stilizimin e shqiponjës është ironizuar nga publiku sërish ai ka këmbëngulur dje se është ai autori i shqiponjës së shpërndarë në bluzë.

Klan Kosova: Ideja për motivin e fanellave të kombëtares a ishte rezultat i një përpjekjeje më të gjatë në kohë, apo shpërthim momental inspirimi?

Edi Rama: Unë e kam pasur privilegjin e madh ta vesh fanellën e Kombëtares dhe ia njoh peshën që ka mbi lëkurë bluza kuqezi, e cila me siguri, rëndohet ende më shumë sa më lart ngjitesh në të përpjetën e kompeticioneve ndërkombëtare!

Jam i bindur se po të mos e kisha kaluar atë eksperiencë të pazakonshme të fanellës kuqezi nuk do ta kuptoja dot, siç e kuptoj, presionin e patregueshëm që kanë pasur në mendje e në trup çunat e kësaj Kombëtareje; që nga fitorja me Portugalinë, kur u krijua ideja se mund të shkonin larg.

Kjo më ka lidhur më shumë me ta dhe me De Biazin, sidomos në momentet më të vështira (pas ndeshjes në Elbasan me Serbinë), dhe me Presidentin po ashtu, me të cilin kemi krijuar një partneritet shumë të dobishëm në interes të futbollit dhe posaçërisht të Kombëtares.

Idenë e shqiponjës në fanellë e kam pasur në fakt prej disa kohësh, kur i shikoja me vëmendje e nganjëherë me zili uniformat e skuadrave të tjera. Por m’u dha rasti ta ndaj këtë ide me Armando Dukën gjatë përgatitjeve të para për në Francë.

Ia shpjegova dhe vizatova kur po pinim një kafe.

I pëlqeu dhe e mori t’ia jepte studios së dizajnit që punoi për uniformat.

Ndërsa vizatimi që ka dalë nga arkiva e iPhone-it të tij është një skicë e mëvonshme. Të cilën më kujtohet e kam bërë në makinë, kur më çoi me ËhatsApp variantin e përpunuar nga studioja mbi skicën e parë të shqiponjës.

Me atë skicë e me disa rreshta të shkruar, i saktësova pozicionin e dy kokave të stilizuara mbi vijën horizontale të trupit, në mënyrë që numri në gjoks të zinte vend tamam; si edhe nevojën që vijat të vinin duke u rralluar drejt fundit të bluzës.

Funksionoi shumë mirë!

Studioja bëri një punë të lavdërueshme për tërësinë e uniformës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY