FOTOLAJM/ Nëna që shet barishte dhe lexon libra, në rrugë

FOTOLAJM/ Nëna që shet barishte dhe lexon libra, në rrugë

301
0
Shares

Fotoja është marrë nga Bislim Ahmetaj.

“Filozofia qe percjell kjo foto vlen shume me teper se reforma ne drejtesi, vlen njemije here me shume se te gjitha fjalimet qe mbajne udheheqesit politik te ejten ne parlament apo gjate gjithe javes neper tribuna te ndryshme. U emocionova aq shume kur e pashe kete nene qe ulur mbi nje gure, me kater pese duar barishte perpara po lexonte nje liber.

Ju afrova dhe i kerkova leje ta fotografoj, ajo me tha : Jo te keqen nana se ju na i qitni ne internet fotografite e masanej vine policat e s’na lane me shite. Kur e pyeta se cfare libri po lexonte. Ajo mu pergjigj me nje afshame dhimbje qe i doli nga thellesia e shpirtit: E ka shkruar im bir qe jeton tash 15 vite ne Kanada… Me la pa fjale, doja t’ja blija gjithe barishtet qe kishte shtruar mbi trotuar por per fat te keq isha nisur per nje takim dhe koha s’ishte me mua…shpresoj ta shoh prape dhe tja blej ate meter katror me barishte ne trotuarin prone e pushtetit dhe jo e publikut”, shkruan Ahmetaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY