VIDEO/ Kur e pamëshirshmja Anjeza dikur fliste për të drejtat e fëmijëve...

VIDEO/ Kur e pamëshirshmja Anjeza dikur fliste për të drejtat e fëmijëve e prezantohej si “e dashur”

202
0
Shares

*
Kliko mbi ikonen youtube per te hapur videon

Tashmë të gjithë e shohin si barbare, e madje shkojnë edhe më lartë si monstër, dikur Anjeza Shabani mund të ketë qenë njëra nga prezantueset e dashura të publikut shqiptar.

Shabani, u bë edhe më e njohur nga një video ku shihet duke rrahur keq një djal 3-vjeçar në kopshtin e saj “Diren” në Tiranë. Por Shabani dikur ka qenë prezantuese emisioni, i cili për ironi ka pasur si koncept zbulimin e skandaleve të shtetit dhe të tjerëve. Në videon më lartë, mund ta shihni Anjezën e cila prezantohej si e dashur dhe e qetë për publikun.

anjeza-shabani-2

Ajo prezantonte emisionin “Alarm” në Ora News së bashku me gazetarin Armir Shkurti emision që tashmë është mbyllur. Në një prej episodeve të këtij programi, Shabani ka folur  për kushtet e fëmijëve në shkollat publike, siç është mungesa e mjekëve, dentistëve dhe psikologëve. E duke kritikuar sistemin shkollor, Shabani shprehej me anë të humorit se, kur ishte në shkollë fillore, dentistja e saj,“i fuste nja dy tre shpulla, që të hapte gojën…” Pasi rrëfen eksperiencën tek dentisti, 33 – vjeçarja kalon edhe tek çështja e psikologut, mungesës së tyre në shkolla dhe sa i nevojshëm është ky i fundit për fëmijët.

Por sërish, duke ironizuar mungesën e tyre në shkolla dhe faktit se në sistemin tonë, psikologë bëhen të gjithë, Shabani thoshte se: “Psikolog nuk bëhesh, lind…, madje ajo e vijon batutën e saj duke shtuar: “Ka shumë mundësi që psikologu, duke ndjekur hallet e të gjithë atyre nxënësve, të bjerë vetë në depresion…” Në të njëjtin emision trajtohet edhe fakti se mungesa e profesionistëve mungon edhe në sistemin privat dhe se këto role i mbulon shpesh një person i vetëm, ose vetë drejtuesit e institucioneve. Por ket te kundetten e kesaj pam ne videon e djeshme ku Anjeza i ka kaluar te gjitha kufijte e humanizmit, aq me teper me nje femije me semundje autike!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY