SHBA vendos rregulla për kontrollin e “qarkullimit” të dronëve në ajër

SHBA vendos rregulla për kontrollin e “qarkullimit” të dronëve në ajër

62
0
Shares

SHBA njoftuan të martën rregulla të reja për fluturimet e dronëve të vegjël në të gjithë vendin, por pa lejuar përdorimin e tyre për transportin e mallrave nga depot te konsumatori.
Rregullat, e njoftuara në Uashington, do të lejojnë bizneset të përdorin dronë për të vëzhguar nga ajri tokat bujqësore, për të ndjekur operacionet e shpëtimit, kur ndodhin fatkeqësi natyrore, apo për të vëzhguar kafshët e egra.
Por ata duhet të peshojnë më pak se 25 kilogramë dhe të mos fluturojnë në lartësi më shumë se 122 metra ose më shpejt se 161 kilometra në orë. Përveç kësaj, fluturimet duhet të bëhen në rrezen e shikimit të operatorit dhe jo mbi zona ku ka grumbullime njerëzish.
Dy kompani të mëdha Apple dhe Google, njoftuan dy vjet më parë se ishin duke punuar për shpërndarjen me dronë të produkteve që ofrojnë në Internet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY