Reagon ministrja Nikolla: Kopshti ‘Diren’ është pa licencë

Reagon ministrja Nikolla: Kopshti ‘Diren’ është pa licencë

75
0
Shares

Ka reaguar pas publikimit të pamjeve në STOP në Televizionin Klan për dhunën e ushtruar ndaj fëmijës 3-vjeçar, Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla. Ministrja e ka konsideruar këtë një rast i paprecedentë dhe se administratorja duhet të marrë një dënim të merituar. “Akte të tilla të marrin dënimin e duhur. Është bërë një inspektim në lidhje me kopshtet në Shqipëri, por ne nuk mund të trokasim në çdo derë që qëndron e mbyllur në mjediset private”, ka thënë ajo, duke i kërkuar prindërve që të bëjnë kujdes në përzgjedhje e kopshteve.
Personi në fjalë jo vetëm do marrë dënimin e merituar, por ne do të bëjmë publike në pak çaste të gjithë situatën. Është një institucion i palicensuar, po investigojmë edhe nëse ka rast abuzimi nga Ministria e Arsimit”, tha ministrja Nikolla. Ndërkohë, administratorja Anjeza Shabani që ishte filmuar duke ushtruar dhunë mbi fëmijën autik, u arrestua mbrëmë dhe deklaroi në polici se video është e paplotë. Sipas saj, ajo edhe e përqafonte e puthte fëmijën pasi e qëllonte. Rasti skandaloz u denoncua mbrëmë nga emisioni investigativ ‘Stop’ në televizionin ‘Klan’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY