Pajisja përgjuese u dërgua në Seman, policët tanë: Italianët na përzunë

Pajisja përgjuese u dërgua në Seman, policët tanë: Italianët na përzunë

44
0
Shares

Efektivët e policisë shqiptare thanë se kishin qenë bashkë me ekspertë të Interforcës italiane në Seman, atje ku dyshohet se u përdor IMSI Catcher. Operacioni nisi pas sinjalizimit se në atë zonë ishin ulur avionë me drogë. “Panorama” raporton se të pranishëm në ditën e dërgimit të pajisjes në zonën e Semanit kanë qenë efektivë të Policë shqiptare dhe disa punonjës të Interforcës.

Dërgimi i pajisjes në zonën e Semanit është pohuar nga efektivë të Policisë shqiptare që janë pyetur si persona me dijeni për çështjen e “IMSI-Catcher”.

Efektivët kanë thënë se në një nga ditët kur është raportuar për avionë me drogë në zonën e Semanit, makina me pajisjen përgjuese është çuar në atë zonë. Pasi pajisja është dërguar atje dhe është vendosur në punë, mësohet se efektivët e Policisë italiane u kanë kërkuar policëve shqiptarë të dalin nga makina për rreth 40 minuta.

Më pas grupi është kthyer në Tiranë. Më 21-22 maj 2016, disa qytetarë denoncuan se kishin parë avionë të vegjël sportivë në zonën e Semanit. Raportimet u shoqëruan edhe me disa foto të avionëve për të cilët u tha se ishin ulur në zonën e Semanit. Pikërisht në këtë kohë mësohet se pajisja përgjuese është dërguar në Seman në prani të efektivëve të Policisë shqiptare dhe atyre të Policisë italiane.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me pajisjen, pas informacioneve të marra nga strukturat e sigurisë kombëtare. Pas nisjes së hetimit, organi i akuzës kërkoi sekuestrimin e pajisjes me qëllim këqyrjen e saj nëse ishin bërë përgjime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY