LETRA/ Reforma në drejtësi, – Ruçi letër Metës, parashtron dy kërkesa

LETRA/ Reforma në drejtësi, – Ruçi letër Metës, parashtron dy kërkesa

48
0
Shares

Mazhoranca shkon më tej ndërsa hedh hapin e radhës për miratimin e ndryshimeve në Kushtetute që materializojnë reformën në drejtësi.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i është drejtuar zyrtarisht kreut të Kuvendit, Ilir Meta, përmes një kërkesë shtate faqesh, ku i kërkon Konferencës se Kryetareve dy veprime ne përputhje me rregulloren e Kuvendit.
Sipas letrës, kërkesa e parë është, të njoftojë Kuvendin, në seancën më të parë, për projektligjet përkatëse të hartuara nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, me qëllim shqyrtimin e tyre në seance plenare gjatë muajit korrik.
E dyta, të përfshihen në Kalendarin e Kuvendit shqyrtimi dhe miratimi i projekt-amendamenteve kushtetuese, së bashku me 7 projektligjet përkatëse, miratimi i të cilave përbën përparësi vendimmarrjeje për Kuvendin për shkak se bëjnë të mundur zbatimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, date 21. 10. 1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe fillimin nga veprimtaria e institucioneve të reja kushtetuese dhe shmang krijimin e boshllëkut ligjor në veprimtarinë e institucioneve ekzistuese të sistemit të drejtësisë.
Javën që shkoi 33 deputete të mazhorances aktuale PS, LSI, PDIU depozituan në Kuvend nismën ligjore për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ndryshime të cilat materializojnë reformën në drejtësi.

letra-1

letra-2

letra-3 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY