Largimi i De Biazit pas Europianit? Kreu i FSHF-së Duka e ka...

Largimi i De Biazit pas Europianit? Kreu i FSHF-së Duka e ka një përgjigje

54
0
Shares

Presidenti i FSHF­së, Armand Duka, ka treguar në një intervistë për mediat italiane se cila është e ardhmja e Xhani De Biazit pas përfundimit të Euro 2016. Sipas numrit 1 të FSHF­së, trajneri nuk ka ndër mend të largohet nga kuqezinjtë pavarësisht ofertave të ndryshme.

“Trajneri ka një kontratë deri në vitin 2017, ka dëshirë të qëndrojë me ne dhe jemi shumë të lumtur që ai do të vazhdojë. Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për të arritur te ky sukses. E kanë kërkuar edhe te Italia? Kam dëgjuar që ishte mes kandidatëve por trajneri më siguroi që nuk ka folur me askënd edhe për faktin se mendonte vetëm për Europianin”, tha Duka për “Gr Parlamento”.

“Tani shpresojmë te të tjerët, varet nga ata. Të shohim se çfarë do të bëjë edhe Italia”, tha Duka, i cili shpreson te ndihma e “axurrëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY