Itali, goditet banda shqiptare, shfrytëzonin vajza rumune e italiane si prostituta

Itali, goditet banda shqiptare, shfrytëzonin vajza rumune e italiane si prostituta

79
0
Shares

Dhjetë persona, mes tyre shqiptarë dhe italianë janë arrestuar nga policia në provincat e Napolit dhe Casertas, pasi akuzohen për inkurajim, favorizim dhe ushtrim prostitucioni.
Urdhrat e ndalimit janë lëshuar nga Prokuroria e Santa Maria Capua Vetere, pas një hetimi të gjatë për një rrjet prostitucioni që ushtronte aktivitetin përgjatë bregdetit Domicianit.
Sipas hetuesve, organizata kriminale ishte organizuar e tillë me role, për të zgjedhur vajzat për prostitucion, caktonin vendet se ku do ushtrohej prostitucion dhe më pas bëhej edhe ndarja e fitimit.
Kanë kryer gjithashtu edhe katër tentativa për të grabitur gra italiane dhe rumune, të cilat kishin kërkuar të punonin kundrejt 500 eurove në muaj.
Hetimi është ende në vazhdim dhe emrat e tutorëve shqiptarë nuk bëhen me dije. Mediat italiane shkruajnë se bëheshin edhe kërcënime serioze me vdekje nga disa prej anëtarëve të bandës për prostitutat e reja, të cilat nuk e kishin paguar “kuotën e tyre të grabitjes”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY