“Justifikimin” e mistrisë së Arsimit, sipas së cilës kopshti ku u ushtrua dhunë ndaj një fëmije 3-vjeçar, është pa licencë, është bërë objekt ironie nga deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.
Duke kujtuar “luftën antiinformalitet” ndaj ambulantëve, apo edhe objekteve arsimore, Boçi ka ironizuar, duke deklaruar se dhunë të vërtetë ministrja quan atë me licencë, ndërsa për këtë rast dhuna qenka ushtruar pa licencë.
Deklarata e plotë e Luçiano Boçit”
Kopsht “fantazmë” na doli kopshti ku u dhunua fëmija në mes të Tiranës!!!!
Në një situatë fantazmagorike dhe të degraduar arsimore të instaluar këto tre vite, kjo duket si deklaratë e saktë në fakt.
Pa licencë….u tha më tej…!!!
Këta nuk po lejnë ambulant e vrima-kioska pa i gjobitur me lekë nën dorë pse s’kanë licenca dhe i paska shpëtuar një kopsht!???
Sikur të ishte garsoniere!
Sipas deklaratave të ministrisë dhuna është ushtruar “pa licencë”.
D.m.th i bie që administratorja s’ka shkelur ndonjë ligj, sepse institucioni dhe ajo vetë janë jashtë ligjit!!!!?????
Justifikime banale “të modës së fundit”.
Komedi e gjeneratës tjetër i thonë kësaj pune!
Dhunë të vërtetë ministria quan atë “me licencë”, atë që ka kohë që është instaluar në institucionet arsimore dhe për të cilat ajo “nuk e ve ujin në zjarr”: goditje me shkop, me karrike e ndonjë pistoletë “tek-tuk”!!!
Këta rrahën dhe gjoksin para tre viteve: që nuk do të linin institucion arsimor privat në këmbë, i cili nuk do të plotësonte standardet e jo më pa liqenzë!!!
Prit tani kur të thonë që kopshti quhej “Vitrina”!!!!!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/